Bombarduesit rusë të aftë të mbajnë armë bërthamore fluturuan afër Japonisë për më shumë se shtatë orë

Bombarduesit rusë të aftë të mbajnë armë bërthamore fluturuan afër Japonisë për më shumë se shtatë orë

12:23, 21/03/2023
A+ Aa A-

Dy aeroplanë bombardues strategjikë rusë kanë fluturuar mbi Detin e Japonisë për më shumë se shtatë orë, ka thënë të martën ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë të lëshuar ndërsa kryeministri japonez po fillonte një vizitë në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, aeroplanët Tupolev Tu-95MS janë të aftë të mbajnë armë bërthamore dhe Moska i vë në fluturim rregullisht mbi ujërat ndërkombëtare në Arktik, Atlantik Verior dhe Paqësor si një shfaqje fuqie.

Por koha e fluturimit të fundit dukej më e theksuar se zakonisht, pasi kryeministri japonez Fumio Kishida do të shkonte në Kiev më vonë në një vizitë për të treguar solidaritet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në luftën kundër Rusisë.

Rusia tha se bombarduesit strategjikë bënë një “fluturim të planifikuar”, të shoqëruar nga aeroplanë luftarakë.

Një lëvizje e tillë vjen pas përplasjes së 14 marsit të një droni mbikëqyrës ushtarak amerikan në Detin e Zi pasi u “kap” nga aeroplanët rusë, në “takimin” e parë të njohur të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së që kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë.

Fluturimi, pretendon Moska, u krye në përputhje të rreptë me ligjin ndërkombëtar dhe u bë mbi ujërat neutrale.

Japonia, e cila ka mosmarrëveshjen e saj territoriale me Moskën për ishujt në veri të Paqësorit që daton nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, është një aleat kyç aziatik i Shteteve të Bashkuara dhe një anëtar i Grupit të Shtatë demokracive të pasura dhe i është bashkuar Perëndimit në sanksionet kundër Rusisë.

Ndryshe, udhëtimi i Kishida në Ukrainë përkon edhe me vizitën shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Moskë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco