Xi-Putin-Kishida-Zelensky... të gjithë po takohen në mes të luftës në Ukrainë

Xi-Putin-Kishida-Zelensky... të gjithë po takohen në mes të luftës në Ukrainë

11:55, 21/03/2023
A+ Aa A-

Nga Stephen McDonell, BBC

Optika do jetë e pabesueshme!

Në Moskë, presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin do të ulen për bisedime. Në të njëjtën kohë në Kiev, kryeministri i Japonisë do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky.

Vizita e befasishme në Ukrainë nga Fumio Kishida i bën presion të konsiderueshëm presidentit të Kinës gjatë vizitës së tij shtetërore në Rusi.

Udhëheqësi japonez pritej të kthehej në shtëpi pas vizitës në Indi, por në vend të kësaj ai bëri një devijim drejt Polonisë dhe më pas u nis me tren drejt Kievit.

Ndërkohë, Xi dhe Putin kalojnë në ditën e dytë të bisedimeve në Moskë, me premtimin se diskutimi do të fokusohet te lufta në Ukrainë.

Qeveria kineze thotë se është neutrale në luftë, por disa analistë e kanë përshkruar planin e paqes së Pekinit si një perde tymi për ta bërë më të lehtë për Kinën që të mbështesë Rusinë në mes të pushtimit.

Nëse asgjë nuk vjen nga propozimet e paqes të Kinës gjatë udhëtimit të Xi në Moskë, krahasimet do të bëhen në mënyrë të pashmangshme mes liderëve të Kinës dhe Japonisë se cilat kanë qenë prioritetet e tyre sa i përket luftës në Ukrainë dhe paqes globale në përgjithësi.

Xi thuhet se do të ketë një video-telefonatë me Zelensky-n, por deri atëherë, të dy nuk kanë folur që nga fillimi i pushtimit rus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco