Arabia Saudite liron amerikanin që u burgos për shkak të disa postimeve në Twitter

Arabia Saudite liron amerikanin që u burgos për shkak të disa postimeve në Twitter

11:40, 21/03/2023
A+ Aa A-

Arabia Saudite ka liruar një shtetas amerikan nga burgu më shumë se një vit pas dënimit të tij për postime në rrjetet sociale përmes së cilave ka bërë kritika ndaj qeverisë, ka thënë familja e tij.

Sipas mediave të huaja, Saad Ibrahim Almadi, 72 vjeç, i cili gjithashtu ka nënshtetësi saudite, u arrestua në nëntor të vitit 2021 kur mbërriti në Riad për të vizituar familjen e tij.

Ai u dënua në tetor me 16 vjet burg. Një gjykatë apeli e rriti afatin në 19 vjet muajin e kaluar.

Megjithatë, as autoritetet amerikane dhe ato saudite nuk kanë komentuar lirimin e Almadi.

Por djali i tij, Ibrahim, konfirmoi se babai i tij ishte në një rezidencë familjare në Riad, por tha se nuk ishte e qartë se kur mund të kthehej në shtëpinë e tij në Florida.

“Të gjitha akuzat janë hequr, por ne duhet të luftojmë ndalimin e udhëtimit tani”, citohet të ketë thënë Ibrahim për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ndryshe, Almadi u shpall fajtor nga një gjykatë për përpjekje për të destabilizuar mbretërinë dhe për mbështetjen dhe financimin e terrorizmit.

Atij i është shqiptuar edhe ndalimi i udhëtimit për 16 vjet.

Duke folur për rastin publikisht për herë të parë pas vendimit, Ibrahim i tha BBC-së se e vetmja provë e paraqitur më në fund në gjykatë kundër babait të tij ishin 14 postime në Twitter.

Postimet në Twitter, përfshinin kritika për prishjen e pjesëve të vjetra të qyteteve të Mekës dhe Jeddah, shqetësimin për varfërinë në mbretëri dhe një referencë për gazetarin e vrarë saudit Jamal Khashoggi.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai kishte ngritur çështjen e zotit Almadi dhe ato të qytetarëve të tjerë amerikanë që mbetën nën një ndalim udhëtimi në Arabinë Saudite, gjatë takimeve me Mbretin Salman dhe Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, kur ai bëri një vizitë korrikun e kaluar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco