Trump dhe DeSantis: Ky është një sulm politik nga prokurorët e George Soros

Trump dhe DeSantis: Ky është një sulm politik nga prokurorët e George Soros

10:09, 21/03/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi sërish në prag të ditës kur është paralajmëruar një padi e mundshme ndaj tij. Trump mund të paditet pasi thuhet se ka paguar para ndaj një ylli të filmave porno në mënyrë që ajo të mos flasë.

Bëhet fjalë për historinë e Stormy Daniels, e cila ishte shfaqur për herë të parë në vitin 2016, por është rikthyer në qendër të vëmendjes nga një prokuror i Nju Jorkut, i quajtur Alvin Bragg.

Soros tha se ky prokuror është paguar nga Soros, ndërkohë që mediat kanë publikuar fakte se si miliarderi i majtë ka paguar të paktën 1 milion dollarë për zgjedhjen e Bragg.

“Ata po vijnë për mua,” tha Donald Trump. “Ata janë prokurorët e zgjedhur me kujdes dhe të financuar personalisht nga George Soros”.

“Armiqtë tanë janë të dëshpëruar që të na ndalojnë, sepse ata e dinë se ne jemi të vetmit që mund t’i ndalojmë dhe ata e dinë shumë fort këtë gjë,” theksoi ish-presidenti.

“Ata po shohin sondazhet ku jo unë, por ne, jemi aq shumë, saqë as nuk mund ta besojnë,” iu drejtua Trump mbështetësve.

“Ne kemi fituar dy herë, tani duhet të fitojmë edhe një herë të tretë”.

Por ndërkohë për këtë çështje ka reaguar edhe guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, një kandidat i mundshëm i republikanëve për zgjedhjet e vitit 2024.

Ai tha se prokurori që mund të ngrejë padi ndaj Trump po e përdor zyrën e tij si armë për të ndjekur një agjendë politike.

“Nuk kam interes të përfshihem në ndonjë cirk të prodhuar nga prokurorët e Sorosit. Alvin Bragg po përpiqet të bëjë një spektakël politik”.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, por e di këtë: prokurori i qarkut të Manhatanit është një prokuror i financuar nga Sorosi,” tha DeSantis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco