Pse po pakësohen vrasësit serialë? - Nga Emmanuel Pietrobon

Pse po pakësohen vrasësit serialë? - Nga Emmanuel Pietrobon

10:05, 21/03/2023
A+ Aa A-

Nga Emmanuel Pietrobon

Vrasësit serialë kanë qenë për shumë kohë muza e frymëzimit për shkrimtarët dhe skenaristët. Ata kanë zhytur në zi familje të tëra. Dhe gjatë viteve 1990 ata i dhanë shumë sukses kinemasë së zhanreve horror dhe thriller, duke frymëzuar saga të frikshme por të suksesshme si “E premtja e datës 13”, “Halloween” dhe “Scream”.

Vrasësit serialë janë të paktë në numër. Por kanë vranë dhjetëra mijëra njerëz në mbarë botën. Kështu 10 vrasësit serialë kryesore në histori, vranë së bashku 898 njerëz. Shkenca e kriminologjia i ndan në të organizuar dhe të ç’organizuar, por edhe në “misionarë” dhe “vejusha të zeza”, në hedonistë dhe në njerëz me mendje të trazuara.

Disa nuk e arrijnë pragun minimal të pranueshëm të Koefiçentit të Inteligjencës (IQ), të tjerë kanë një inteligjencë mbi mesataren. Vrasësit serialë, makth i njerëzve të zakonshëm, obsesioni i profilistëve dhe kurioziteti i sociologëve. Qofshin metodikë apo të çrregullt, pre e halucinaçioneve apo tejet të kthjellët në veprime, është e sigurt që për fat të mirë kjo lloj specie është në prag të zhdukjes.

“Epoka e Artë” e vrasësve serialë zgjati rreth 40 vite, nga vitet 1950 deri në vitet 1990, dhe pati një ndikim të thellë në imagjinatën kolektive të perëndimorëve por edhe pjesës tjetër të botës. Edhe sot, dekada më vonë, filmat dhe serialet mbi protagonistët e mëdhenj të kësaj epoke janë në gjendje të tronditin publikun siç e tregon edhe seriali mbi vrasësin serial XhefriDahmer në Netflix.

Amerika Puritane e interpretoi fenomenin e vrasësve serialë në terma eskatologjikë, pra duke e lexuar atë si një sinjal të “fundit të afërt të botës”. Për Bashkimin Sovjetik, kjo dukuri ishte një nga shenjat e shumta të rënies së qytetërimit të degjeneruar perëndimor. Prandaj hezitoi që të lidhte zhdukjen e rreth 50 njerëzve me një njeri të vetëm: Andrej Çikatilo.

Për Japoninë, dukuria e vrasësit seriale, ishte një pasojë e paqëllimshme e perëndimorizimittë shoqërisë japoneze. Gjithsesi u duk si një tendencë e destinuar të zgjaste shumë. Por nuk ndodhi kështu. Sipas vlerësimeve zyrtare, numri i vrasësve serialë aktivë në SHBA ka ardhur duke u zvogëluar në mënyrë drastike nga fundi i shekullit XX.

Ata ishin 770 në vitet 1980, 670 në vitet 1990, dhe më pas numri ra nga 400 në fund të shekullit XX, dhe ishte në pak më shumë se 100 në periudhën 2010-2020. 189 vrasje iu atribuan vrasësve serialë vetëm në vitin 1987. Kjo shifër ishte vetëm 30 në vitin 2015.

Por cilat janë arsyet e mundshme të kësaj rënieje? Për kriminologët arsyeja kryesore është progresi teknologjik. Përparimet, zhvillimet dhe zbulimet e reja në fushën e mjekësisë ligjore, nga teknologjia e informacionit tek leximi i ADN-së, kanë e përmirësuar ndjeshëm efektivitetin e departamenteve hetimore, të cilat ndërmjet analizës së materialit biologjik dhe të dhënave të tjera, janë në gjendje të ngadalësojnë vazhdimin e vrasjeve

zinxhir dhe madje të zgjidhin krimet misterioze të së kaluarës së largët.
Nga ana tjetër videokamerizimi i hapësirave urbane dhe jo urbane, si rrugët dhe autostradat, ua ka vështirësuar aktivitetin kriminal këtyre njerëzve. Për shembull sot në në Shtetet e Bashkuara, ka 1 kamerë për çdo 4.6 persona. Po ashtu, në krahasim me të kaluarën, sot komisariatet dhe departamentet dialogojnë, shkëmbejnë të dhëna dhe tendenca drejt bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet forcave policore të vendeve të ndryshme.

Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur edhe tek vetë shoqëria. Në vendet e zhvilluara është zhdukur fenomeni i “autostopit”, që historikisht ka qenë një burim i rëndësishëm viktimash për vrasësit serialë. Sot telefonat janë të pajisur me gjeolokacionin dhe alarmin e kërkimit të ndihmës.

Gjithsesi përparimi teknologjik dhe ndryshimet sociale mund të shpjegojnë vetëm pjesërisht pakësimin e madh të vrasësve serialë. Sepse nëse është e vërtetë që vrasjet në seri janë bërë më të vështira, i tillë është edhe fakti që të paktën në kontekste të caktuara, duket se ka ndryshuar mënyra e “idealizimit” të vrasjes.

Dhuna duket se ka ndryshuar, ajo është më pak e përpunuar dhe më spektakolare. Disa sociologë dhe kriminologë, veçanërisht midis Shteteve të Bashkuara dhe Japoni, besojnë në ekzistencën e një lidhje midis uljes (të jashtëzakonshme) të vrasjeve serike dhe rritjes (të jashtëzakonshme) të dy dukurive të tjera kriminale: vrasjeve të dhunshme dhe masakrave.

Pra rrëmbimeve që përfundojnë me vrasje, tragjedi familjare dhe masakrat famëkeqe nëpër shkolla.

Nëse masakrat mizantropike, mini-vrasësit serialë dhe vrasësit e egër të viteve 2000 janë ekuivalenti bashkëkohor i vrasësve serialë të shekullit XXI, apo nëse këto janë fenomene krejtësisht të palidhura, e vetmja gjë e sigurt është një: po perëndon epoka e vrasësve serialëtradicionale, e nisur dikur nga Xhek Rrjepësi. / “Il Giornale” – Bota.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco