Të shtëna me armë në një shkollë në Texas, raportohet për viktima

Të shtëna me armë në një shkollë në Texas, raportohet për viktima

23:41, 20/03/2023
A+ Aa A-

Një student hapi zjarr në një shkollë në zonën e Dallasit të hënën në mëngjes, duke vrarë një student dhe duke plagosur një tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një kampus të shkollës së mesme në periperi të Arlington në orët e para të mëngjesit përpara se shumë studentë të shkonin në shkollë.

Autoritetet thanë se një student që u qëllua vdiq në spital ndërsa një vajzë mori trajtimin në spital.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit.

Policia nuk pranoi të identifikojë autorin e dyshuar për shkak se ai është i mitur, por tha se po mbahet në një qendër paraburgimi për të mitur në zonë.

Hetuesit gjetën armën e përdorur në të shtënat por motivi i sulmuesit mbetet i paqartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco