Kongresi amerikan nis hetimet ndaj 'prokurorit të Sorosit': Çështja kundër Trump, e motivuar politikisht

Kongresi amerikan nis hetimet ndaj 'prokurorit të Sorosit': Çështja kundër Trump, e motivuar politikisht

19:11, 20/03/2023
A+ Aa A-

Kongresi amerikan thërret për të dëshmuar Alvin Bragg, prokurorin që mendohet se mund të ngrejë padi dhe të arrestojë ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Bragg, i cili njihet në median dhe politikën amerikane si prokurori i Sorosit, për shkak se është financuar prej tij për t’u zgjedhur në këtë post, duhet të dorëzojë edhe dokumentet e tij për çështjen kundër Trump.

Sipas medieve amerikane, Bragg është thirrur për të dëshmuar nga Kreu i Komisionit Gjyqësor, Jim Jordan dhe kreu i Komisionit të Mbikëqyrjes, James Comer. Sipas tyre, planet e prokurorit për të ngritur padi ndaj Trump do ishte një abuzim i paprecedent i autoritetit prokuroria.

“Nëse këto raportime janë të sakta, veprimet tuaja do të gërryjnë besimin në zbatimin e drejtë të drejtësisë dhe do të ndërhyjnë në mënyrë të pandryshueshme në rrjedhën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024,” thuhet në letrën e Jordan dhe Comer, e cila u nënshkrua gjithashtu nga kreu i Komisionit të Administrimit të Dhomës së Përfaqësuesve, Bryan Steil.

“Në dritën e pasojave të rënda të veprimeve tuaja, ne presim që ju të dëshmoni për atë që duket qartë se është një vendim prokurorial i motivuar politikisht,” thekson letra.

Në rast se Bragg nuk pranon të dëshmojë, atëherë Kongresi mund të lëshojë një fletë-thirrje ligjore ndaj tij.

Por kush është prokurori i Manhatanit që kërkon të ngrejë padi ndaj Trump? Ai quhet Alvin Bragg dhe sipas medieve ka marrë financime nga Soros për t’u zgjedhur në këtë post. Vetë Donald Trump, duke bërë thirrje për protesta, tha të shtunën se po e përndjek drejtësia e financuar nga Soros.

Senatori amerikan, James David Vance, një biznesmen i njohur në SHBA, tha se “Bragg është një njeri i blerë nga Soros”. “Ai ka lejuar kriminelët e dhunshëm që të jenë të lirë në rrugët e Nju Jorkut, por do të padisë kandidatin e mundshëm republikan për një akuzë të pabazë kundërvajtëse. Këta njerëz po e kthejnë Amerikën në një vend të botës së tretë”.

Sipas medieve amerikane, Soros i dha Alvin Bragg 1 milion dollarë gjatë fushatës për t’u zgjedhur prokuror në Manhatan.

Kjo shumë ishte pjesë e 40 milionë dollarëve, që sipas Daily Mail, George Soros pagoi për të zgjedhur prokurorët e tij në SHBA. Kurse gazetari Matt Palumbo, tha se Soros ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm në zgjedhjen e prokurorëve të majtë në SHBA. “Ai ka pasur një nivel suksesi prej 90 përqind, në përzgjedhjen e prokurorëve të tij në detyrë,” tha Palumbo.

Edhe ligjvënësja amerikane Marjorie Taylor Green sulmoi ashpër miliarderin hungarezo-amerikan, George Soros. Ajo tha se ai e ka dëmtuar demokracinë amerikane, ndaj duhet t'i hiqet shtetësia.

"Asnjë person tjetër nuk e ka minuar demokracinë tonë më shumë se George Soros. Pse i duhet lejuar të mbajë nënshtetësinë," shkroi ajo.

Soros është nën akuzë edhe në Shqipëri se ka ndikuar për të shkatërruar demokracinë dhe opozitën. Ai thuhet se ka ndikuar në miratimin e një reforme në drejtësi, që i ka dhënë pushtet të pakufizuar kryeministrit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco