E rëndë në Gjermani/ ‘E vranë për një djalë’, Bild: Goditën 30 herë me thikë shoqen e klasës dhe dolën në “TikTok” duke kërcyer

E rëndë në Gjermani/ ‘E vranë për një djalë’, Bild: Goditën 30 herë me thikë shoqen e klasës dhe dolën në “TikTok” duke kërcyer

21:20, 18/03/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë.

Një 12-vjeçare është goditur 30 herë me thikë nga dy shoqet e saj të klasës, të moshave 12 dhe 13 vjeç. Gazeta gjermane ‘Bild’ shkruan se shoqet e kanë vrarë Luise për një djalë.

Ajo çfarë e bën ngjarjen më rrëqethëse është se, pak orë pas vdekjes së Loises, dy vajzat kanë postuar video në TikTok duke qeshur dhe kërcyer. Menjëherë pas publikimit të ngjarjes, llogaria e 13-vjeçares në rrjetin social ‘TikTok’ është mbyllur.

Louise është shpallur e zhdukur më 11 mars, pasi flinë në shtëpinë e shoqes 13 vjeçare në lagjen Hohenhain, dy milje larg shtëpisë së vetë.

Trupi i Luise është gjetur në një zonë pyjore pranë qytetit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco