Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Njerëz të vrarë, shtëpi të shkatërruara dhe linja elektrike të dëmtuara, sulmohet qyteti jugor i Ukrainës

Njerëz të vrarë, shtëpi të shkatërruara dhe linja elektrike të dëmtuara, sulmohet qyteti jugor i Ukrainës

17:09, 04/03/2023
A+ Aa A-

Qyteti jugor i Ukrainës, Nikopol, është sulmuar ditën e sotme dhe dy persona kanë mbetur pa jetë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës me anë të një postimi në Telegram bëri të ditur se ndërtesat, linjat e energjisë dhe tubacionet e gazit ishin dëmtuar.

“Prokurorët, hetuesit dhe ekspertët po punojnë në vendin e ngjarjes të një krimi tjetër të kryer Federatës Ruse”, thuhet në postim. 

Moska është akuzuar se ka vënë në shënjestër civilët dhe infrastrukturën kritike të Ukrainës që nga fillimi i luftës, por në mënyrë rutinore e ka mohuar këtë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco