Me avatarë: Kolumbia bën histori me seancën e parë gjyqësore në 'Metaverse'

Me avatarë: Kolumbia bën histori me seancën e parë gjyqësore në 'Metaverse'

12:06, 01/03/2023
A+ Aa A-

Një tjetër moment historik është shënuar për Metavers-in pasi Kolumbia zhvilloi procedurat e para ligjore në botën virtuale.

Më 15 shkurt, gjykata administrative e Magdalena,- e vendosur në qytetin e Karaibeve, Santa Marta, në veri të vendit - zhvilloi një seancë gjyqësore nga Metaverse për të dëgjuar një çështje kundër Ministrisë së Mbrojtjes Kolumbiane dhe Policisë Kombëtare.

Magjistratura e gjykatës, María Victoria Quiñones, pranoi një kërkesë të drejtpërdrejtë nga paditësi për ta mbajtur audiencën publike në Metaverse, e cila u pranua edhe nga i pandehuri.

Gjatë seancës, Quinones theksoi se Metaversi lejonte "një ndërveprim të vërtetë" dhe përdorimi i teknologjisë  synonte t'i bënte çështjet procedurale më efikase, "pasi lejonte sjelljen e njerëzve në të njëjtën hapësirë virtuale, edhe kur ata ishin fizikisht diku tjetër - të gjitha pa lënë mënjanë garancitë procedurale dhe parimet e drejtësisë dixhitale”.

Duke folur përmes avatarit të saj, gjyqtarja u tha atyre në seancë se ajo ishte "e vetme në sallën e gjyqit; kolegët e mi janë në zyrat e tyre, avokati mbrojtës është në shtëpinë e vet dhe avokatët e tjerë janë në ambientet e tyre ku kanë zgjedhur për t'u lidhur.

Salla e gjyqit kolumbian priti seancën ligjore në Horizon Ëorkrooms 18, aplikacioni bashkëpunues virtual falas i zhvilluar nga Meta, i cili lejon një grup njerëzish në Metaverse të takohen në një hapësirë virtuale përmes avatarëve të tyre përkatës.

LEXO: Çfarë do të thotë "Meta-verse"?

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco