Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Lufta në Ukrainë, Borrell kundërshton dokumentin kinez: Nuk është një plan paqeje

Lufta në Ukrainë, Borrell kundërshton dokumentin kinez: Nuk është një plan paqeje

21:47, 24/02/2023
A+ Aa A-

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha të premten se propozimi i Kinës për të zgjidhur luftën në Ukrainë ishte interesant, por jo një plan i plotë për të çuar në paqe.

“Ky nuk është një plan paqeje, është një propozim me të cilin Kina ripohon qëndrimet e saj të shprehura që në fillim”, tha Borrell përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.

“Nuk dua ta refuzoj. Ka elemente interesante për përdorimin e armëve bërthamore, shkëmbimin e të burgosurve”, shtoi Borrell. Por, “për të qenë një plan, ai duhet të jetë operacional. Një plan paqeje nuk është një listë konsideratash, është diçka që mund të zbatohet dhe që tregon se si duhet zbatuar”, shtoi ai.

Kreu i diplomacisë evropiane tha gjithashtu se “nga këndvështrimi im, për të qenë të besueshëm, kinezët duhet të shkojnë edhe në Kiev”, jo vetëm në Moskë. Të mërkurën, më 22 shkurt, diplomati më i rëndësishëm kinez, ëang Yi, ishte i pranishëm në Moskë.

Ai u takua me Vladimir Putin për të diskutuar një plan paqeje të propozuar nga Kina për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Dy ditë pas kësaj vizite, të premten, më 24 shkurt, Ministria e Jashtme në Pekin publikoi një dokument me 12 pika të titulluar “Pozicioni i Kinës për një zgjidhje politike të krizës në Ukrainë”, në të cilin kërkohej rifillimi i bisedimeve të paqes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco