Rikthehet dënimi me vdekje në SHBA

Rikthehet dënimi me vdekje në SHBA

16:18, 24/02/2023
A+ Aa A-

Një 59-vjeçar i dënuar me vdekje për vrasje në Florida, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës.

Mediat vendase raportuan se ekzekutimi i Donald Dillbeck, ishte i pari në 3 vjet në këtë shtet dhe  i njëqindti që nga rikthimi i dënimit me vdekje në 1976.

Dillbeck u dënua për vrasjen me thikë të një gruaje 44-vjeçare, Faye Lamb Vann, në parkingun e një qendre tregtare Tallahassee në vitin 1990, pasi ai u përpoq të vidhte makinën e saj.

Në momentin e ngjarjes, 27-vjeçari ishte larguar, pasi ishte arratisur nga burgu ku vuante dënimin e përjetshëm për vrasjen e një polici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco