Dëgjohen sirenat për sulm ajror në disa rajone të Ukrainës

Dëgjohen sirenat për sulm ajror në disa rajone të Ukrainës

15:33, 24/02/2023
A+ Aa A-
Mediet raportojnë se më herët alarmet për sulm ajror kanë filluar të dëgjohen në disa rajone të Ukrainës.

Kjo vjen pasi ekspertët kanë parashikuar një sulm të mundshëm rus të premten “përvjetorin e parë të luftës” në Ukrainë.

Sot u bë 1 vit kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është zotuar të synojë fitore në vitin 2023.

Zelensky shkroi në Twitter se ukrainasit e kishin dëshmuar veten se ishin “të pathyeshëm” në atë që ai e quajti “një vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe uniteti”.

“Ne e dimë se viti 2023 do të jetë viti ynë i fitores”, thuhej në postimin e tij. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco