Tentoi të abuzonte seksualisht, gruaja i këput gjuhën agresorit

Tentoi të abuzonte seksualisht, gruaja i këput gjuhën agresorit

14:18, 24/02/2023
A+ Aa A-

Një 57-vjeçare franceze, e cila kishte nxjerrë qenin e saj për shëtitje në qytetin e Avignon, u sulmua seksualisht në orët e para të 19 shkurtit.

Në orën 4 të mëngjesit, gruaja mori kafshën e saj të dashur dhe, si çdo ditë, filloi të shëtiste nëpër lagje. Papritur, një burrë i afrohet asaj dhe përpiqet t’i fusë dorën brenda pantallonave të saj.

57-vjeçarja franceze jo vetëm që nuk e humbi durimin, por e mori situatën në duart e saj. Gruaja i kafshoi fort gjuhën e burrit, duke i prerë një pjesë të saj.

Më pas ajo u kthye në shtëpinë e saj për të lënë qenin dhe së bashku me djalin e saj shkuan në komisariat. Atje, ajo i dorëzoi policëve dëshminë e sulmuesit të saj, copën e gjuhës së tij.

Duke përshkruar me detaje mënyrën se si e sulmoi i panjohuri, gruaja përshkroi të gjithë situatën për autoritetet: Në fillim burri m’u afrua dhe më pas tentoi me forcë të më përqafonte dhe të puthte. Pastaj futi duart brenda pantallonave të mia.

Në përpjekje për t’u mbrojtur, gruaja kafshoi gjuhën e tij dhe e këputi. Policia arrestoi një burrë me origjinë nga Tunizia, i cili banon ilegalisht në Francë.

Burri, i cili pritet të gjykohet, është i detyruar të largohet nga Franca pas seancës së tij, siç raporton gazeta “La Depeche”. Mirëpo, ai dyshohet se ka thënë në polici se gruaja ka qenë ajo që e ka sulmuar e para, siç raporton rrjeti francez “France Bleu”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco