Histori e pazakontë/ Zbulohet kujt i përket ‘thesari’ i madh me florinj, i gjetur mes rrënojash në Turqi

Histori e pazakontë/ Zbulohet kujt i përket ‘thesari’ i madh me florinj, i gjetur mes rrënojash në Turqi

14:05, 24/02/2023
A+ Aa A-

Histori të pazakonta, të dhimbshme e tragjike prodhoi tërmeti i 6 shkurtit në Turqi.

Një prej atyre më të pazakontave ishte kjo: 

Nga rrënojat e Kahramanmaras, ekipet kanë nxjerrë ditën e djeshme një çantë me zinxhirë të trashë floriri.

Sipas dëshmive vendase, secili rrip ka një vlerë prej 10 mijë dollarësh, ndërsa sot, mediat vendase kanë arritur të zbulojnë se kujt i përket thesari.

Pas gjurmëve të rripave të arit që morën, ekipet e sigurisë konstatuan se ari, i cili mësohet se peshonte 78 kilogramë, i përkiste argjendarit të famshëm të Kahramanmarasit, Ibrahim Zabun.

Nuk dihet nëse Ibrahim Zabun dhe fëmijët e tij, të cilët mësuan se jetonin në apartamentin Pentapark, i cili u shkatërrua nga fatkeqësia, i mbijetuan rrënojave.

Në rast se ai ka mbijetuar ari do t’i jepet Ibrahim Zabunit, në të kundërt do t’u jepet trashëgimtarëve të tij.

Mësohet se nëse nuk dalin trashëgimtarët, brezat e artë do t’i kalojnë pas 5 vitesh Pasurisë Kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco