Skandali Qatargate/ Merret vendimi përfundimtar për bashkëshortin e eurodeputetes greke

Skandali Qatargate/ Merret vendimi përfundimtar për bashkëshortin e eurodeputetes greke

13:30, 24/02/2023
A+ Aa A-

Gjyqtarët belgë vendosën lirimin e Francesco Giorgi, bashkëshortit të Eva Kailit, i paraburgosur që prej 9 dhjetorit, ashtu si eurodeputeja greke, në Bruksel, pas skalndalit Qatargate.

Francesco Giorgi, asistent i Parlamentit Europian, është një nga të pandehurit kryesorë në çështjen e korrupsionit të njohur si Qatargate.

Ndërkohë eurodeputetët Eva Kaili, Marc Tarabella dhe ish-deputeti Antonio Panzeri janë ende në paraburgim si pjesë e të njëjtit hetim. Ndërsa eurodeputeti Andrea Cozzolino ndodhet në arrest shtëpiak në Napoli, në pritje të ekstradimit.

Gjatë ditës, The Times kishte botuar një artikull, me informacione të mbledhura brenda prokurorisë belge, sipas të cilit Francesco Giorgi dhe Pier Antonio Panzeri ndanë të njëjtën qeli për disa javë, pavarësisht se ishin të përfshirë në të njëjtin rast korrupsioni.

Sipas gazetës britanike, të dy u lejuan të ndajnë një qeli në burgun St Gilles të Brukselit, gjë që mund t’i lejonte ata të koordinonin dëshmitë e tyre përkatëse. Të dy më pas do të zhvendoseshin në qeliza të veçanta, raporton Times .

Për momentin, prokurori nuk ka dhënë asnjë deklaratë për këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco