Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Kim Jong Un paraqet sërish të bijën 10-vjeçare bashkë me raketat në paradën e Koresë së Veriut

Kim Jong Un paraqet sërish të bijën 10-vjeçare bashkë me raketat në paradën e Koresë së Veriut

09:44, 09/02/2023
A+ Aa A-

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe vajza e tij e vogël dolën në qendër të skenës në një paradë të madhe ushtarake, duke nxitur spekulimet se ajo po përgatitet si një udhëheqëse e ardhshme e vendit të izoluar, ndërsa babai i saj prezantoi më të fundit dhe më të madhen raketë bërthamore.

Parada e së mërkurës mbrëma në kryeqytetin, Phenian, e shfaqi pajisjen më të re të arsenalit bërthamor në rritje të Kim, duke përfshirë atë që ekspertët thanë se ishte ndoshta një raketë e re balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë që ai mund ta testojë në muajt e ardhshëm.

Kjo raketë ishte pjesë e rreth një duzinë trupash ICBM të Kim-it të paraqitura në këtë aktivitet, një numër i paprecedentë që nënvizon sesi ai vazhdon të zgjerojë aftësitë e tij ushtarake pavarësisht burimeve të kufizuara përballë thellimit të tensioneve me fqinjët e tij dhe Shtetet e Bashkuara.

Parada ishte paraqitja e pestë e njohur publike e vajzës së tij që quhet Kim Ju Ae, fëmija i tij i dytë i lindur që besohet të jetë rreth 10 vjeçe. Të martën, Kim Jong Un e moti me vete vajzën e tij për të vizituar trupat teksa lavdëroi "fuqinë e parezistueshme" të ushtrisë së tij të armatosur bërthamore.

Mediat shtetërore kanë sinjalizuar një rol të lartë për Kim Ju Ae. Ajo është quajtur "e respektuara" dhe "e dashura", dhe një foto e publikuar të martën e tregonte atë të ulur në sediljen e nderit në një banket, e rrethuar nga gjeneralët dhe prindërit e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco