Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Tërmeti godet Italinë, njerëzit dalin në rrugë

Tërmeti godet Italinë, njerëzit dalin në rrugë

08:56, 09/02/2023
A+ Aa A-

Shteti fqinj Italia është goditur nga tërmeti mbrëmjen e djeshme me epiqendër në Siena.

Hipoqendra është regjistruar në një thellësi prej 8 kilometrash. 

Tërmeti u ndje qartë nga njerëzit dhe shumë prej tyre dolën në rrugë. 

Të paktën pesë lëkundje të tjera u regjistruan në minutat në vijim, me magnitudë nga 2.0 në 2.7.

Mbyllen shkollat- Shkollat ​​e të gjitha niveleve do të qëndrojnë të enjten të mbyllura, sipas kryebashkiakut Luigi De Mossi, duke shpjeguar se vendimi është marrë “edhe për të lejuar vlerësimet e strukturave”. Një rrëshqitje shumë e vogël dheu në Strada delle Grotte është regjistruar në qytet, pa asnjë problem kritik. Rruga është mbyllur për të shmangur çdo problem, në prani të policisë bashkiake. “Unë dhe teknikët e Bashkisë së Sienës jemi pranë për të monitoruar situatën. Për momentin konfirmohet se nuk ka dëme”, shkruhet në profilin e kryebashkiakut në Facebook.

Torre del Mangia në Piazza del Campo gjithashtu mbetet i mbyllur. 

Bashkia sqaron se masa është marrë për të përfunduar të gjitha kontrollet, por për momentin nuk ka pasur dëmtime në strukturë.

Presidenti i Toskanës, Eugenio Giani shkruan në rrjetet sociale, duke sqaruar se “shumë njerëz janë derdhur në rrugë, operatorët e sistemit të Mbrojtjes Civile dhe personeli i Bashkive po kryejnë kontrolle dhe po japin ndihmë”. 

Dhoma e Mbrojtjes Civile e qytetit Metropolitane të Firences shpjegon se tronditja me magnitudë 3.5 ballë është ndjerë edhe nga "disa qytetarë që banojnë në komunat Chianti dhe Val d'Elsa".

@bosscr8 Terremoto in Italia Siena alle 21:51.#terremoto #europe_team🔥 #viralvideo #trending #italia #terremotoitalia ♬ suono originale - FlashTV®

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco