Rrëfimi i të mbijetuarit nga tërmeti në Turqi: Ka qenë tmerr, ndërtesat rrëzoheshin para syve tanë

Rrëfimi i të mbijetuarit nga tërmeti në Turqi: Ka qenë tmerr, ndërtesat rrëzoheshin para syve tanë

21:17, 08/02/2023
A+ Aa A-

Orhan Xhemajli, nga Kosova, i cili bashkë me ekipin e tij të mundjes, kishte qenë në Turqi, ka rrëfyer se si i mbijetuan tërmetit vdekjeprurës.

Xhemajlit dhe ekipit nga Kosova, jeta iu dha një shans të dytë.

Ata ishin duke qëndruar në hotel në momentin kur tërmeti e goditi atë zonë me një magnitudë 7.8 ballë.

Për fat të mirë, ajo ndërtesë nuk ishte rrëzuar.

“Në shtrat, kam qenë në katin e tretë, sportistat në katin e tretë. Epiqendra ka qenë në atë qytet, kemi qenë në epiqendër. Ka qenë tmerr, një dridhje shumë, kam mëndu që është magnituda e vogël e ndalet. Jam çu prej shtratit përsëri më ka rrëzu, kam dalë në dritare të shoh, e kam pa një ndërtesë para syve të mi u rrënua”, ka thënë ai.

Ai tutje ka treguar se bashkë me ekipin kanë ndihmuar sa kanë mundur njerëz që ishin dëmtuar nga tërmeti.

“Pastaj i morrëm rrobat, dolëm. Zbritëm u mblodhëm me një vend para ndërtesës që u rrënua. U dëgjuan zëra të ndryshëm, dolën njerëz një nga një. Pa panik, duke ndihmu njerëz sa kanë mundur, prindërit duhet të jenë krenarë me ta. Shumë të qetë, sjellja e tyre më ka fasionu. Kemi ndihmu sa kemi mundur, ka rënë shi. Ka qenë ftohët -4 deri në -6. Rrobat na  kanë bërë 50 kg nga lagështia”, ka thënë ai.

Xhemajli pas daljes nga hoteli e kishte vërejtur se e ka harruar pasaportën dhe përkundër rrezikut për një goditje të dytë nga tërmeti ishte kthyer ta marrë atë brenda hotelit.

“E kam harru pasaportën, jam kthy e kam marrë kam rreziku. Nuk kam menduar asgjë”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco