Republikanët në Kongres intervistojnë informatorin e nga FBI për akuzat ndaj Departamentit të Drejtësisë

Republikanët në Kongres intervistojnë informatorin e nga FBI për akuzat ndaj Departamentit të Drejtësisë

18:50, 08/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Komitetit të Drejtësisë në Dhomën e Ulët të Kongresit amerikan, Jim Jordan (Republikan i Ohio), bëri të ditur se komiteti i tij zhvilloi një seancë pyetje-përgjigje të transkriptuar me një person sinjalizues nga FBI gjatë një hetimi për politizimin e dyshuar të Departamentit të Drejtësisë. 

Intervista nisi të martën në mëngjes, raporton Washington Examiner.

Sipas Examiner, të paktën një duzinë sinjalizuesish nga FBI kanë folur me ligjvënësit republikanë gjatë muajve të fundit për atë që përshkruajnë si aktivitet partizan në zbatimin e ligjit federal.  

Jordan kryeson edhe një nënkomitet që shënjestron “përdorimin si armë” të qeverisë federale – miratuar nga Kryetari i Dhomës së Ulët, Kevin McCarthy, (Republikan i California), në luftën e tij të gjatë për të marrë drejtimin e Dhomës. 

Por nuk është e qartë nëse intervista e të martës ka lidhje me nënkomitetin, i cili pritet të mbajë seancën e tij të parë këtë javë, apo me aktivitetin brenda Komitetit të Drejtësisë në Dhomën e Ulët, raporton Examiner. 

Republikanët në panelin e Drejtësisë në Dhomën e UIët kanë në fokus edhe sinjalizuesit e FBI-së për hetimin e dokumenteve të klasifikuar që u gjetën në zotërim të ish-Presidentit Donald Trump e të Presidentit Joe Biden. 

Examiner raporton se Jordan ka ushtruar presion mbi Departamentin e Drejtësisë se pse hetimi i tij për rastin e Trumpit është më agresiv se ai për rastin e ngjashëm të Biden. 

Gazeta ka shkruar më parë se “përdorimi si armë” i agjencive qeveritare ka qenë përparësi në Dhomën e Ulët, ku Partia Republikane ka shumicën. 

McCarthy zgjodhi 12 Republikanë për nënkomitetin, përfshirë Elise Stefanik, New York, e cila kryeson Konferencën Republikane në Dhomën e Ulët, dhe Chip Roy, Texas, e Dan Bishop, North Carolina — dy konservatorë të linjës së ashpër. 

Nënkomiteti varet nga Komiteti i Drejtësisë dhe do të fokusohet kryesisht te FBI, Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme. 

Formimi i tij ishte një nga aktet e parë të Kongresit tashmë me shumicë Republikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco