Ngrihet niveli i detit në Turqi pas tërmeteve, përmbytet qyteti

Ngrihet niveli i detit në Turqi pas tërmeteve, përmbytet qyteti

17:13, 08/02/2023
A+ Aa A-

Qyteti i Iskenderun, në rajonin e Hatay-t, është një nga më të prekurit nga tërmetet e së hënës në Turqi. Veç godinave të shkatërruara, të ftohtit, tashmë banorët e këtij qyteti janë duke u përballur edhe me përmbytje të mëdha.

Për shkak të tërmeteve të fuqishme u rrit ndjeshëm edhe niveli i detit duke përmbytur zonën bregdetare. Autoritetet kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë banorëve në ato zona.

Edhe pas 55 orëve nga tërmeti, deti ende nuk është tërhequr në atë zonë. Ndërkohë, guvernatorja e Iskenderun iu ka bërë thirrje banorëve që të mos rikthehen në banesat e tyre deri në një njoftim tjetër.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco