Lideri i Koresë së Veriut, Kim, merr me vete vajzën për të vizituar trupat - FOTO

Lideri i Koresë së Veriut, Kim, merr me vete vajzën për të vizituar trupat - FOTO

13:57, 08/02/2023
A+ Aa A-

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un  mori me vete vajzën e tij për të vizituar trupat në 75-vjetorin e themelimit të ushtrisë së vendit, teksa lavdëroi "fuqinë e parezistueshme" të ushtrisë së tij me armë bërthamore, thanë mediat shtetërore të mërkurën.

Vizita erdhi mes sinjaleve se Koreja e Veriut po përgatitet të organizojë një paradë masive ushtarake në kryeqytetin Phenian, ku mund të shfaqë pajisjet më të fundit të një programi në rritje të armëve bërthamore që po ngjall shqetësimin e fqinjëve të saj dhe të Shteteve të Bashkuara.

Në paraqitjen e saj të katërt të njohur në publik, vajza e Kim, Kim Ju Ae, që besohet të jetë 9 ose 10 vjeçe, qëndroi afër babait të saj ndërsa ai shtrëngonte duart me zyrtarët e lartë dhe u ul pranë tij në një tavolinë. Analistët thonë se vendimi i Kim për të sjellë vajzën e tij në aktivitet publike të lidhura me ushtrinë e tij është për t'i kujtuar botës se ai nuk ka synime të dorëzojë vullnetarisht armët e tij bërthamore, të cilat ai me sa duket i sheh si garancinë më të fortë për mbijetesën e tij dhe zgjerimin e sundimit dinastik të familjes së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco