Raportohen përsëri lëkundje të forta tërmeti në Turqi

Raportohen përsëri lëkundje të forta tërmeti në Turqi

22:48, 07/02/2023
A+ Aa A-

Mediat vendase turke raportojnë për dy tërmete të tjera që ka lëkundur vendin.

Sipas informacioneve nga Departamenti i Tërmeteve të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka rënë pak minuta më parë në Elazig.

Ndërkohë, një tjetër tërmet është raportuar më parë në Bahçesaray të provincës Van. Mësohet se tërmeti kishte një magnitudë prej 4.2 ballë.

Kujtojmë që deri më tani janë konfirmuar 5,434 viktima nga tërmeti i fortë i mëngjesit të së hënës ndërsa mbi 31 mijë janë plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco