Përdhunoi 48 gra, ish-polici i Londrës dënohet me burgim të përjetshëm

Përdhunoi 48 gra, ish-polici i Londrës dënohet me burgim të përjetshëm

18:35, 07/02/2023
A+ Aa A-

David Carrick, një nga ‘grabitqarët’ seksualë më të këqij në historinë e fundit britanike, i cili punoi në policinë e Londrës për njëzet vjet, u dënua sot me burgim të përjetshëm për dhjetëra përdhunime dhe abuzime seksuale të dymbëdhjetë grave.

 “Në mënyrë të tmerrshme keni përfituar nga gratë”, tha gjykatësja Bobbie Cheema-Grubb ndërsa lexonte vendimin që i dha fund një çështjeje që përkeqësoi një krizë besimi në Scotland Yard.

“Ti sillesh sikur të ishe i paprekshëm sepse je pjesëtar i policisë”, shtoi ajo, transmeton Telegrafi.

Në bankën e të pandehurve, 48-vjeçari uli kokën dhe nuk i hapi sytë gjatë dënimit.

Ai u gjykua për të paktën 85 krime, duke përfshirë 48 përdhunime, të cilat ndodhën midis viteve 2003 dhe 2020.

Gjatë asaj kohe, ai u promovua në një njësi elitare në kryeqytet, përgjegjëse për mbrojtjen e parlamentit dhe misioneve diplomatike.

“Krimet e David Carrick janë një njollë për policinë tonë”, u përgjigj Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman në një deklaratë, duke nderuar viktimat “e guximshme” të Carrick.

“Nuk ka vend në policinë tonë për sjellje të tilla grabitqare dhe të urryera”, shtoi Braverman.

Policia humbi nëntë herë mundësinë për të arrestuar këtë përdhunues serial që punoi në polici për 17 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco