Turqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në provincat e goditura nga tërmeti

Turqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në provincat e goditura nga tërmeti

15:41, 07/02/2023
A+ Aa A-

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provincat juglindore të goditura nga tërmetet masive të së hënës.

“Bazuar në autoritetin që na jep neni 119 i Kushtetutës, ne vendosëm të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Erdogan të martën në Qendrën e Koordinimit të Informacionit Shtetëror në kryeqytetin Ankara, shkruajnë mediat e huaja.

“Do të përfundojmë shpejt proceset presidenciale dhe parlamentare për vendimin e gjendjes së jashtëzakonshme, i cili do të përfshijë 10 provinca ku kanë ndodhur tërmete dhe do të zgjasë për tre muaj”, shtoi ai.

Erdogan tha se Turqia po përballet me një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë e Republikës së Turqisë.

“Lehtësimi ynë më i madh është se mbi 8,000 qytetarë tanë janë shpëtuar nga rrënojat deri më tani”, shtoi Erdogan.

Deklaratat e Erdoganit erdhën pasi një tërmet me magnitudë 7.7 goditi distriktin Pazarcik të provincës Kahramanmaras, i ndjekur nga disa tërmete të tjera dhe më pas rreth nëntë orë më vonë nga një tërmet me magnitudë 7.6 me qendër në rrethin Elbistan të Kahramanmaras.

Të paktën 3,549 njerëz gjetën vdekjen në Turqi dhe 22,168 të tjerë u lënduan në 10 provinca pas dy tërmeteve të forta, sipas presidentit Erdogan. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco