Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Përplasja tektonike/ Tërmeti në Turqi kishte fuqinë e 130 bombave bërthamore

Përplasja tektonike/ Tërmeti në Turqi kishte fuqinë e 130 bombave bërthamore

18:58, 06/02/2023
A+ Aa A-

Tërmeti apokaliptik i ka marrë jetën më shumë se 2500 njerëzve në Turqi dhe Siri. Me numrin tragjik të viktimave që po rritet çdo orë, ekspertët po përpiqen të shpjegojnë se si është shkaktuar fenomeni dhe sa do të prekë zonat përreth.

Corriere della Sera foli me presidentin e INGV (Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë), Carlo Doglioni, i cili vuri në dukje se pllaka tektonike arabe gjatë tërmetit ka lëvizur deri në tre metra.

‘Ajo që ndodhi është se ajo që ne e quajmë pllaka arabe u zhvendos rreth tre metra në një drejtim verilindje-jugperëndim në krahasim me pllakën e Anadollit’, tha Carlo Doglioni.

Siç raportoi ai: ‘gjithçka ndodhi brenda pak dhjetëra sekondash, duke emetuar këtë tërmet 7,8-7,9 ballë’.

Në fakt, sipas profesorit, Turqia u zhvendos në jugperëndim.

I pyetur nga gazetari nëse duhet të shqetësohen vendet që ndodhen në Mesdheun Perëndimor, presidenti i Institutit Italian të Gjeofizikës theksoi se ‘këto janë aktivitete që nuk ndalen kurrë’, madje rekomandon që vëmendja të mbahet në nivel të lartë edhe në Itali, edhe pse tërmeti është ‘larg sistemit gjeologjik italian’.

Në të njëjtën kohë, një gjeofizikant turk nënvizon se tërmeti 7.8 ballë ‘kishte fuqinë e 130 bombave bërthamore’. Në një intervistë për ‘Cumhuriyet’, profesori Övgün Ahmet Ercan paralajmëroi gjithashtu se numri i të vdekurve mund të arrijë në 6000, nëse merret parasysh numri i ndërtesave që janë shkatërruar plotësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco