‘Menduam se do vdisnim, kur dolëm jashtë filluam të qanim’, pacientja rrëfen si u përjetua tërmeti në spitalin e Turqisë

‘Menduam se do vdisnim, kur dolëm jashtë filluam të qanim’, pacientja rrëfen si u përjetua tërmeti në spitalin e Turqisë

17:07, 06/02/2023
A+ Aa A-

Pacientja Gökce Bay, e cila iu nënshtrua transplantit të veshkës ditën e djeshme, ishte në një spital në Gaziantep të Turqisë kur tërmeti me magnitudë 7.8 tronditi Turqinë dhe Sirinë.

‘Isha në katin e dytë të spitalit kur nisën lëkundjet e para të tërmetit. As që e mbaj mend fare si u çova nga shtrati. Ishte aq i fortë dhe doja të dilja sa më shpejt nga spitali.

Të gjithë pacientët u mbajtëm pas njëri-tjetrit për të ndihmuar. Menduam se do të vdisnim. Kur dolëm nga ndërtesa e spitalit të gjithë filluam të qanim’, tregon pacientja.

Në rrëfimin e saj, Bay thotë se kur dolën jashtë, moti ishte shumë i ftohtë, teksa shton se ajo edhe shumë pacientë të tjerë ndodhen jashtë në kushte jo të favorshme.

‘Ne mbijetuam, por më pas dolëm jashtë në mot shumë të ftohtë. Unë kam bërë një operacion në veshkë dje dhe vetëm një ditë më pas jam jashtë në shi e këmbët e mia janë të lagura. Jo vetëm unë, disa pacientë shumë të moshuar janë jashtë pa asnjë xhaketë apo këpucë’.

Disa pacientë të moshuar me karrige me rrota nuk mund të lëviznin as për të dalë, kështu që infermieret erdhën për ndihmë. Disa infermierë janë ende në spital për t’u kujdesur për pacientët që janë në kujdes intensiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco