Peshku i madh ngordh para të pranishmëve në akuarium pasi u verbua nga ‘blici’ i kamerës

Peshku i madh ngordh para të pranishmëve në akuarium pasi u verbua nga ‘blici’ i kamerës

15:09, 06/02/2023
A+ Aa A-

Një video e një peshku “duke vrarë” veten pasi që u fotografua brenda një akuariumi duke përdorur blicin është bërë virale.

Pamjet tronditëse u postuan në platformën e rrjeteve sociale “Reddit” dhe kanë ngjallur debate mbi përshtatshmërinë e fotografimit me blic në muzetë ujore.

Mirror raporton se në pamjet e postuara, vizitorët mund të shihen duke bërë fotografi me “blic” tek rezervuari i peshkut në një ekspozitë në akuarium teksa vendi ishte i mbushur me njerëz.

Megjithatë, vendndodhja mbetet e panjohur.

Ndërsa klipi vazhdon, shikuesit mund të shohin një peshk që noton dhe më pas fundoset në fund të akuariumit.

Incidenti i tmerrshëm i la të tronditur të pranishmit.

Ngjarja shqetësuese bëri që një përdorues i Reddit të komentojë mbi videon, duke argumentuar se përdorimi i fotografisë me blic në akuariume duhet të ndalohet duke pasur parasysh se mund t’i bëjë peshqit të acaruar dhe agresivë.

Përdorues të tjerë debatuan mbi çështjet e fotografimit me blic dhe se si do ta kishin trajtuar situatën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco