VIDEO/ Pamjet e tërmetit shkatërrimtar në Turqi

VIDEO/ Pamjet e tërmetit shkatërrimtar në Turqi

13:01, 06/02/2023
A+ Aa A-

Janë publikuar pamjet e para të marra nga kamerat e sigurisë në lidhje me tërmetin e shkatërrimtar që goditit Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e kësaj të hënë.

Nga pamjet shihet se lëkundjet kanë qenë tepër të forta.

Si pasojë e tërmetit raportohet të jenë dëmtuar më shumë se 1,700 ndërtesa në 10 qytete turke duke lënë më shumë se 800 viktima. Numri i jetëve të humbura pritet të rritet pasi nga mediat turke bëhet me dije se një numër i madh personash ndodhet ende nën rrënoja.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco