Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

E frikshme: Mega-tërmeti i dytë nuk ishte paslëkundje! Mbi 1500 viktima

E frikshme: Mega-tërmeti i dytë nuk ishte paslëkundje! Mbi 1500 viktima

12:41, 06/02/2023
A+ Aa A-

Turqia u godit nga dy mega-tërmete brenda disa orësh.

Tërmeti i parë ishte me një fuqi prej 7.8 ballësh, duke u vlerësuar si tërmeti më i madh në historinë e vendit që kur ka nisur regjistrimi i lëkundjeve.

Numri i viktimave në Turqi dhe në Sirinë fqinje ka shkuar në 1500.

Por një tërmet i dytë goditi në orën 13:24 me orën lokale. Shërbimi Gjeologjik në SHBA tha se ky mega-tërmet kishte një fuqi prej 7.5 ballësh.

Sipas ekspertëve, ky tërmet nuk ishte një pasgoditje e tërmetit të mëngjesit, por një tërmet më vete. Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Elbistan, në distriktin Kahramanmaras raporton BBC.

Një zyrtar nga Qendra për Menaxhimin e Katastrofave në Turqi ka konfirmuar se mega-tërmeti i dytë nuk ishte paslëkundje, por tërmet i pavarur.

Deri më tani thuhet se janë të paktën 70 viktima nga tërmeti i dytë në Kahramanmaras.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco