Çfarë e shkaktoi tërmetin e fuqishëm në Turqi?

Çfarë e shkaktoi tërmetin e fuqishëm në Turqi?

12:15, 06/02/2023
A+ Aa A-

Tërmeti 7.8 ballë që goditi mëngjesin e sotëm Sirinë dhe Turqinë  shkaktoi pasoja të rënda si në njerëz ashtu dëmë materiale.

Tërmeti i fundit i kësaj magnitude që goditi rajonin ishte në 1872.

Mbi 1000 persona kanë vdekur, mijëra ndërtesa të shkatërruar dhe shumë të tjerë kanë mbetur nën rrënoja.

Por çfarë thotë shkenca për këtë tërmet kaq të fuqishëm?

Ka më pak se 20 tërmete më të mëdha se 7 ballë kudo në planet çdo vit, shkruan skynews.

Ishte gjithashtu relativisht i cekët - rreth 10 milje (16.09 km) i thellë - dhe goditi në një zonë të populluar.

Sa më afër sipërfaqes, aq më shumë energjia e tërmetit përqendrohet në ndërtesat dhe infrastrukturën sipër.

Shkaku i lëkundjes ishte një çlirim i papritur i stresit që po krijohej përgjatë vijës së thyerjes së Anadollit Lindor

Pjesa më e madhe e Turqisë ndodhet në pllakën tektonike të Anadollit, e cila po shtyhet drejt perëndimit me rreth 2 cm në vit. 

Ky stres është grumbulluar dhe tani është çliruar me pasoja katastrofike në tërmetin e madh fillestar dhe pasgoditjet e fuqishme pasuese.

Fakti që Turqia, dhe veçanërisht ky rajon, është i prirur ndaj tërmeteve, do të thotë se ka një nivel të mirë gatishmërie përsa i përket ekipeve të shpëtimit dhe pajisjeve.

Ndërtesat moderne në Turqi gjithashtu synohen të ndërtohen për t'i bërë ballë "rrezikut sizmik".

Pamjet nga qytetet të mëdha tregojnë qartë se shumë ndërtesa të larta banimi i mbijetuan lëkundjes të paprekura. 

Megjithatë, ato të ndërtuara përpara se kodet moderne të futeshin në pjesën e mëvonshme të shekullit të 20-të do të kenë qenë shumë më të cenueshme, si dhe çdo ndërtesë e ndërtuar me materiale me cilësi të dobët ose në shkelje të rregulloreve.

Ndërsa kjo mund të jetë situata në Turqinë juglindore dhe qytetet më moderne të Sirisë veriore, vendbanimet më të vogla të përhapura përgjatë zonës së thyerjes mund të kenë pësuar dëme shumë më të mëdha.

Arritja tek ata dhe njerëzit që mund të mbeten të bllokuar në ndërtesat e shembura në temperatura të ftohta, do të jetë një sfidë e madhe për ekipet e shpëtimit në ditët në vijim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco