Më shumë se 1300 viktima nga tërmeti/ Erdogan: Katastrofa më e madhe në vend që nga viti 1939

Më shumë se 1300 viktima nga tërmeti/ Erdogan: Katastrofa më e madhe në vend që nga viti 1939

11:38, 06/02/2023
A+ Aa A-

Numri i personave që ka humbur jetën nga tërmeti që tronditi Turqinë dhe Sirinë i ka kaluar 1300. Sipas Daily Mail, tërmeti ishte aq i fuqishëm sa u ndje deri në Egjipt.

Ndërkohë lagje të tëra janë shkretuar dhe shumë njerëz kanë humbur jetën në gjumë, pasi tërmeti goditi në orët e para të mëngjesit.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dha se nuk dihet sa mund të shkojë numri i viktimave. Por ai tha se kjo është katastrofa më e rëndë në vend që prej vitit 1939.

Më shumë se 2818 godina janë shembur si pasojë e tërmetit.

Ekspertët thonë se ky mund të jetë tërmeti më i rëndë i regjistruar në Turqi që kur kanë nisur matjet me instrumente.

Tërmeti i dhunshëm me magnitudë 7.8 u regjistrua në 4:17 të mëngjesit, në jug të Turqisë, jo shumë larg kufirit me Sirinë.

Siç raportohet epiqendra ishte në thellësinë 25 km në rajonin e Gaziantep dhe u ndoq nga një tjetër lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.7 të shkallës Rihter disa minuta më vonë. Ekipet e shpëtimit janë vënë në garë më kohën për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënoja ndërsa qindra godina janë shembur në të dyja vendet.

Ministri i Brendshëm në Turqi tha se 10 qytete ishin prekur: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Diyarbakir dhe Kilis. Ndërsa në Siri, dëmet dhe viktimat janë shënuar në Alepo, Hama dhe Laodicea.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco