Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Kina akuzon SHBA për përdorim të tepruar të forcës mbi balonën: Ishte avion civil pa pilot

Kina akuzon SHBA për përdorim të tepruar të forcës mbi balonën: Ishte avion civil pa pilot

10:54, 06/02/2023
A+ Aa A-

Pekin - Kina akuzoi të hënën Shtetet e Bashkuara për përdorim pa kriter të forcës, pasi ushtria amerikane rrëzoi të shtunën një balonë të dyshuar si përgjuese kineze, duke thënë se kjo kishte "ndikuar dhe dëmtuar seriozisht përpjekjet dhe përparimin e të dyja palëve në stabilizimin e marrëdhënieve kino-amerikane.”

SHBA rrëzuan një balonë në brigjet e Karolinës pasi ajo përshkoi vende delikate ushtarake në të gjithë Amerikën e Veriut. Kina këmbënguli se kalimi ishte një aksident ku qe përfshirë një avion civil.

Zv.ministri i Jashtëm Xie Feng tha se ai paraqiti një ankesë zyrtare në Ambasadën e SHBA-së të dielën mbi “sulmin e SHBA ndaj një avioni civil kinez pa pilot, prej forcave ushtarake.”

“Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara bënë veshin e shurdhër dhe këmbëngulën në përdorimin pa kriter të forcës kundër anijes ajrore civile që do të largohej nga hapësira ajrore e Shteteve të Bashkuara, padyshim se reaguan me tepri dhe shkelën seriozisht frymën e ligjit ndërkombëtar dhe të praktikës ndërkombëtare,” tha Xie.

Prania e balonës në qiejt mbi SHBA i dha një goditje të rëndë marrëdhënieve tashmë të tendosura SHBA-Kinë që kanë qenë në një spirale rënëse prej vitesh. Kjo e shtyu Sekretarin e Shtetit Antony Blinken të anulonte papritur një udhëtim me aksione të larta në Pekin që synonte lehtësimin e tensioneve.

Xie përsëriti këmbënguljen e Kinës se balona ishte një aeroplan civil kinez pa pilot që shpërtheu prej një gabimi të SHBA-së, duke e quajtur atë "një incident aksidental të shkaktuar nga forca madhore".

Kina “do të ruajë me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive kineze, do të mbrojë me vendosmëri interesat dhe dinjitetin e Kinës dhe do të rezervojë të drejtën për të dhënë përgjigje të mëtejshme të nevojshme”, tha ai.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco