VIDEO tronditëse/ Pallatet shemben si kuti: Ja çfarë dimë deri më tani për tërmetin e rëndë në Turqi

10:50, 06/02/2023
A+ Aa A-

Më shumë se 660 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë gjatë natës.

Pamjet që vijnë nga zonat e tërmetit janë tronditëse. Pallatet shemben sikur të ishin kuti.

Sipas BBC, tërmeti kishte një magnitudë 7.8 dhe goditi në orët e para të mëngjesit në juglindje të Turqisë, pranë kufirit me Sirinë. Turqia ka shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa tërmeti është ndjerë deri në Liban, Qipro e Izrael.

Ekipet e emergjencës po punojnë për të shpëtuar njerëzit që kanë mbetur nën rrënoja. Lëkundja kryesore është pasuar nga të paktën 50 tërmete të tjera, më i madhi prej të cilëve me magnitudë 6.7.

Sipas raportimeve, lëkundjet janë ndjerë në 10 provinca juglindore të Turqisë, ndërkohë që viktima ka dhe në territorin sirian. Autoritetet lokale turke kanë raportuar për shembjen e dhjetëra ndërtesave kryesisht në Gaziante, si dhe në qendrat e afërta të Dijarbakirit dhe Malatias.

Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe janë mobilizuar të gjitha shërbimet e shpëtimit. Menjëherë për këtë ngjarje reagoi dhe presidenti Erdogan, i cili u premtoi qytetarëve se do ta kapërcejë së bashku me ta këtë fatkeqësi, duke ofruar ndihmë për këdo person që është prekur nga tërmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco