Elon Musk bën një ofertë për Turqinë pas tërmetit tragjik, qeveria e refuzon

Elon Musk bën një ofertë për Turqinë pas tërmetit tragjik, qeveria e refuzon

10:48, 06/02/2023
A+ Aa A-

Qeveria turke ka refuzuar propozimin e Elon Musk për të dërguar shërbimin satelitor në Turqi pas tërmetit të fortë.

Musk tha në Twitter se një nga kompanitë e tij, Space Exploration Technologies Corp., mund të sigurojë rrjetin Starlink, plejada e satelitëve me orbita të ulëta, sapo qeveria turke të japë miratimin.

Një zyrtar i lartë turk, i cili nuk donte të emërohej, falënderoi miliarderin për propozimin, sipas Bloomberg, por tha se Turqia ka satelitë të mjaftueshëm.

Turqia ka stacione bazë me bateri, megjithëse nuk mund të sigurohet energji elektrike në disa zona, tha zyrtari.

Tërmeti më i fortë (me magnitudë 7.8 ose 7.4 sipas vlerësimeve turke) në dekada vrau qindra njerëz në kufirin Turqi-Siri dhe plagosi mijëra të tjerë.

Ky është tërmeti më i fortë që ka goditur vendin që nga viti 1939.

SpaceX i Elon Musk pritet të lëshojë satelitin e parë të komunikimit të Turqisë, Turksat 6A, në orbitë në tremujorin e parë të këtij viti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco