Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

SHBA e gatshme t’i ndihmojë Turqisë pas tërmetit të fuqishëm

SHBA e gatshme t’i ndihmojë Turqisë pas tërmetit të fuqishëm

09:47, 06/02/2023
A+ Aa A-

Pas tërmetit në Turqi, Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë duke thënë se presidenti amerikan, Joe Biden ka udhëzuar qeverinë federale që të përgatisë ndihmën amerikane.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, është shprehur se ShBA-ja është e shqetësuar pas raportimeve për tërmetin që ka ndodhur në Turqi e Siri, shkruan The Guardian.

“ShBA-ja është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për tërmetin e sotëm shkatërrues në Turqi dhe Siri.  Ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme. 

Presidenti Biden ka udhëzuar USAID-in dhe partnerët e tjerë të qeverisë federale që të vlerësojnë opsionet e reagimit të ShBA-së për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti”, thuhet në deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco