VIDEO/ Pamjet e tërmetit apokaliptik në Turqi, momenti kur shembet pallati 7-katësh

VIDEO/ Pamjet e tërmetit apokaliptik në Turqi, momenti kur shembet pallati 7-katësh

09:22, 06/02/2023
A+ Aa A-

Një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter goditi gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne Turqinë dhe Sirinë, duke lënë të paktën 500 viktima.

Një video e shpërndarë në rrjete sociale tregon momentin kur një ndërtesë shumëkatëshe shembet pas tërmetit të fortë që goditi vendin.

Epiqendra e lëkundjeve ishte në juglindje të Turqisë dhe veriun e Sirisë.

Zëvendëspresdenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se numri i viktimave ka arritur në 284, ndërkaq 2.323 të tjerë janë plagosur.

Ministria e Shëndetësisë së Sirisë tha se 237 persona janë vrarë në provincat e kontrolluar nga Qeveria, në Alepo, Hama dhe Tartus, ndërkaq mbi 600 persona të tjerë janë plagosur.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 6.7 ballë të shkallës rihter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco