Liderët botërorë solidarizohen me Turqinë pas tërmetit me qindra të vrarë dhe me qindra nën gërmadha

Liderët botërorë solidarizohen me Turqinë pas tërmetit me qindra të vrarë dhe me qindra nën gërmadha

08:54, 06/02/2023
A+ Aa A-

Ora 8:40 - Çfarë dihet deri tani:

- Më shumë se 500 njerëz janë vrarë në Turqi dhe Siri pas tërmetit
- Mund të jetë tërmeti më i madh i Turqisë, thotë Stephen Hicks, sizmolog në University College London
- Ka pasur më shumë se 40 pasgoditje, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë
- Miliona refugjatë sirianë jetojnë afër epiqendrës. Turqia është pritësi më i madh i refugjatëve në botë me 3.7 milionë sirianë që janë strehuar në vend.
- Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe operacioni i shpëtimit mund të pengohet nga moti i keq.

Stamboll - Udhëheqësit botërorë shprehën mbështetjen e tyre për Turqinë të hënën pasi një tërmet me magnitudë 7.4 goditi rajonet jugore dhe juglindore të vendit, duke vrarë të paktën 284 njerëz, njoftoi Anadoly Agency.

"Me pikëllim të thellë dëgjova këtë mëngjes për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet e mia më të thella për shumë familje që humbën jetët dhe uroj një shërim të shpejtë të të plagosurve," tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në Twitter.

"BE qëndron në solidaritet të plotë me ju," nënvizoi Michel.

Roberta Metsola, presidentja e Parlamentit Evropian, gjithashtu shkroi në Tëitter: "E pikëlluar thellësisht pas tërmetit të tmerrshëm në kufirin turko-sirian. Mendimet e mia janë me të vrarët, të bllokuarit, të plagosurit dhe me të gjithë shpëtimtarët që bëjnë çmos për të shpëtuar jetë."

"Evropa qëndron me popullin e Turqisë dhe Sirisë në këtë moment shqetësimi," tha Metsola.

Duke shprehur solidaritetin e plotë me Turqinë, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg tha në Tëitter: "Unë jam në kontakt me Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe Ministrin e Jashtëm Mevlut Cavusoglu dhe aleatët e NATO-s po mobilizojnë mbështetjen tani".

Duke shprehur ngushëllime për popullin turk "me të cilin Franca qëndron përkrah", ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna tha në Tëitter: "Sigurisht, Franca është në dispozicion për të ndihmuar".

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dha gjithashtu një mesazh për të ofruar ndihmë, duke postuar në Tëitter: "Ne qëndrojmë pranë popullit turk në këtë kohë të vështirë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer pasojat e fatkeqësisë."

“Ne përcjellim urimet tona më të mira për qytetarët dhe të gjithë miqtë tanë turq që u prekën nga tërmeti që ndodhi në Kahramanmaras dhe u ndjenë në shumë qytete dhe shpresojmë ta kapërcejmë këtë fatkeqësi me sa më pak dëme”, tha ambasada ruse në Ankara në Tëitter.

“Ngushëllimet tona për familjet e atyre që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, thuhet në njoftim.

Të paktën 284 njerëz u vranë dhe 2,323 të tjerë u plagosën pas një tërmeti të fortë që goditi Turqinë jugore të hënën në mëngjes, sipas zëvendëspresidentit turk Fuat Oktay.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha se tërmeti me magnitudë 7.4 goditi në orën 4:17 të mëngjesit (0117 GMT) dhe kishte qendër distriktin Pazarcik në provincën jugore të Kahramanmaras të Turqisë.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash (4.3 milje).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco