Ukraina thotë se i ka vrarë Rusisë më shumë se 131 mijë ushtarë

Ukraina thotë se i ka vrarë Rusisë më shumë se 131 mijë ushtarë

19:16, 05/02/2023
A+ Aa A-

Ukraina në përditësimin e fundit ka thënë se ka vrarë 131,290 ushtarë rusë që kur filloi konflikti më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Vendi gjithashtu thotë se i ka shkaktuar humbje ushtrisë ruse duke ia shkatërruar tanimë 3,220 tanke, 6,405 mjete luftarake të blinduara, 2,226 artileri, 460 sisteme të shumta raketore lëshimi dhe pajisje të tjera.

Përditësimet e fundit u bënë të ditura nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës përmes llogarisë së tyre në Twitter.

Më 24 shkurt bëhet 1 vit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se trupat e tij po përballen me luftime të ashpra në Bakhmut, Vuhledar dhe Lyman në lindje të Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco