Anëtarësimi i Ukrainës në BE, Zelensky: Negociatat mund të fillojnë brenda vitit

Anëtarësimi i Ukrainës në BE, Zelensky: Negociatat mund të fillojnë brenda vitit

22:25, 03/02/2023
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sonte se ka të ngjarë që negociatat zyrtare për pranimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian të fillojnë këtë vit.

“Për çfarë ramë dakord realisht sot? Ka konsensus për faktin se është e mundur të fillojnë negociatat e anëtarësimit këtë vit.

Sonte, mund të themi se Ukraina po bën përparim drejt qëllimit të saj”, tha ai në fjalimin e tij të përditshëm të mbrëmjes, duke iu referuar rezultateve të samitit BE-Ukrainë të mbajtur në Kiev.

“Ne diskutuam dhe tashmë po diskutojmë si anëtarë të komunitetit evropian”, shtoi ai.

Në kryeqytetin ukrainas, ku sirenat e sulmit ajror u dëgjuan dy herë sot, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel , presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe zyrtarë të tjerë të lartë evropianë zhvilluan bisedime me Zelensky.

“Ukraina është BE, BE është Ukraina,” tha Michel pas përfundimit të samitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco