Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Policia vret djalinme këmbë të amputuara në Los Angeles, familja kërkon drejtësi

Policia vret djalinme këmbë të amputuara në Los Angeles, familja kërkon drejtësi

19:26, 02/02/2023
A+ Aa A-

Familja e një fëmije që kishte humbur këmbët vite më parë, po kërkon drejtësi pasi policët ia vranë djalin e tyre që ishte në një karrocë me rrota në Los Angeles.

Anthony Lowe Jr. kishte një thikë kasapi në dorë kur policët e ndaluan dhe më pas e qëlluan dhjetë herë me armë zjarri.

Policia tha se një oficer hapi zjarr sepse kishte frikë se ai do t’ia hidhte thikën në fytyrë, raporton nypost.

“Unë dua vetëm të vërtetën”, tha nëna e tij, Dorothy Lowe dhe shtoi, “Asgjë veç të vërtetës dhe drejtësi për djalin tim. Djali im u vra”.

Videoja e shpërndarë në internet tregon Lowen duke kërcyer nga karroca me rrota përgjatë trotuarit gjersa po ndiqej nga policët. Të shtënat nuk shihen në pamje.

Departamenti i policisë po heton incidentin, siç është tipike për të shtënat që përfshijnë oficerët e policisë së Huntington Park. Oficerët e paidentifikuar janë lënë të lirë pasi kanë paguar një shumë parash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco