Shtatë të vdekur shkaku i një zjarri misterioz në kazermën e punëtorëve rusë në Krime

Shtatë të vdekur shkaku i një zjarri misterioz në kazermën e punëtorëve rusë në Krime

17:58, 02/02/2023
A+ Aa A-

Shtatë persona kanë mbetur të vdekur pasi një zjarr përfshiu një kazermë të punëtorëve në Krime, e aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Dyshohet se pesë viktima të tjera janë bllokuar në flakët e mëdha, raporton metro.co.uk.

Më shumë se 150 persona shpëtuan nga struktura e djegura në orët e para të mëngjesit.

Një hetim është duke u zhvilluar për shkakun e zjarrit mes dyshimeve se bëhet fjalë për sabotim.

Shtatë të vdekurit po ndërtonin një autostradë kyçe që lidhet me urën e porositur nga Putin, e cila lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë.

Në muajin tetor, një urë kryesore strategjike që lidh Krimenë me Rusinë u shkatërrua pjesërisht pas një shpërthimi të madh.

Hetuesit rusë thanë se tre persona u vranë kur shpërtheu një ‘kamion bombë’ dhe fajësuan një ‘aksion terrorist’ ukrainas.

Moska ishte mburrur se ura, një simbol prestigjioz i aneksimit të gadishullit nga Rusia në vitin 2014 dhe i hapur nga presidenti rus katër vjet më vonë, ishte i mbrojtur me një operacion të sigurisë maksimale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco