FOTO nga shtëpia e motrave vrasëse seriale, sot atraksion turistik në Egjipt

FOTO nga shtëpia e motrave vrasëse seriale, sot atraksion turistik në Egjipt

17:35, 02/02/2023
A+ Aa A-

Raya dhe Sakina janë dy motra nga Egjipti që konsiderohen si vrasësit serialë më të famshëm të vendit.

Njerëzit vizitojnë shtëpinë e motrave në Aleksandri, të cilat kanë kryer vrasjet 103 vjet më parë, të cilat tani janë objekt i emisioneve televizive dhe janë shkruar libra për to.

Shtëpia e tyre është një nga atraksionet më të njohura turistike, raporton trt.

Për të marrë pasurinë, bizhuteritë dhe xhevahiret e grave të pasura, motrat Raya dhe Sakina, të cilat jetuan në fillim të shekullit të XX, vranë dhe varrosën viktimat e tyre në shtëpinë e përbashkët.

Mysafirët vendas dhe të huaj vizitojnë vetëm një nga tri shtëpitë e ndryshme ku motrat Raya dhe Sakina jetonin dhe varrosnin viktimat në atë kohë.

Në fasadën e shtëpisë janë shfaqur fotot e motrave, bashkëshortëve të tyre, viktimave dhe dënimet me vdekje që u janë dhënë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco