Lavrov: Rusia do të jetë më e fortë pas 'operacionit special ushtarak' në Ukrainë.

Lavrov: Rusia do të jetë më e fortë pas 'operacionit special ushtarak' në Ukrainë.

12:23, 02/02/2023
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka thënë se Rusia do të jetë më e fortë pas “operacionit special ushtarak” në Ukrainë.

"Unë mendoj se ne do të dalim më të fortë nga situata aktuale dhe do të jemi në gjendje të mbrohemi më efektivisht në çdo situatë," tha Lavrov në një intervistë për TV shtetëror Rossiya-24.

I pyetur nëse Moska ishte gati për paqen në Ukrainë, Lavrov tha: “Unë jam padyshim për paqen. Unë jam për paqen. Nuk e mbaj mend kush ishte ai që tha: "Nëse doni paqe, përgatituni për luftë". Unë nuk e ndaj këtë filozofi. Unë ndaj idenë që do ta formuloja në këtë mënyrë: 'Nëse do paqe, ji gjithmonë gati të mbrosh veten'”. 

“Kjo bindje e SHBA-së për epërsinë e saj është arsyeja kryesore pse ne po qëndrojmë përballë Shteteve të Bashkuara dhe atyre që, së bashku me to përmes Ukrainës, po bëjnë një luftë hibride kundër nesh”, shtoi Lavrov.

Lavrov tha gjithashtu se Rusia nuk ka gjasa t'u drejtohet vendeve ish-sovjetike për ndihmën e tyre në "operacionin ushtarak special" të Rusisë në Ukrainë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco