FOTO/ Rusia shënon 80 vjetorin e Stalingradit

FOTO/ Rusia shënon 80 vjetorin e Stalingradit

11:51, 02/02/2023
A+ Aa A-

Në Rusi, njerëzit po shënojnë 80-vjetorin e Betejës së Stalingradit me parada ushtarake dhe ekspozita tankesh. 

E konsideruar gjerësisht si beteja më e përgjakshme në histori, ajo ishte një fushatë brutale ushtarake midis forcave ruse dhe atyre të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Nga gushti i vitit 1942 deri në shkurt 1943, më shumë se dy milionë trupa luftuan në zona të ngushta - dhe gati dy milionë njerëz u vranë ose u plagosën në luftime. 

Rusia mundi forcat naziste dhe i pengoi ata të merrnin kontrollin e qytetit të Stalingradit në jug të vendit. 

Shumë tani e shohin këtë betejë si momentin kur nazistët u shtynë në mbrojtje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco