SHBA dhe Koreja e Jugut shfaqin forcën ushtarake ndaj Veriut

SHBA dhe Koreja e Jugut shfaqin forcën ushtarake ndaj Veriut

10:35, 02/02/2023
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë kryer stërvitje të përbashkëta ajrore, ku është përfshirë edhe një bombardues strategjik amerikan dhe avionët luftarakë, me qëllim të përgjigjes ndaj kërcënimeve që paraqet Koreja e Veriut.

Avionët kryen stërvitje më 1 shkurt në Detin e Verdhë – që gjendet midis Kinës dhe Gadishullit Korean – dhe kjo është stërvitja e parë e këtij lloji që është kryer gjatë këtij viti, tha ushtria jugkoreane.

Kjo shfaqje e forcës ushtarake vjen një ditë pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe homologu i tij nga Koreja e Jugut, paralajmëruan për rritjen e stërvitjeve të tilla dhe për thellim të bashkëpunimit të sigurisë midis dy aleatëve, për shkak të rritjes së kërcënimeve raketore dhe bërthamore që po vijnë nga Phenjiani, shkruan REL.

Në stërvitjet e fundit u përfshi bombarduesi B-1B dhe avionët luftarakë të llojeve F-22 dhe F-35B nga forcat ajrore amerikane dhe avionë luftarakë F-35A nga ushtria jugkoreane, raportoi agjencia Yonhap.

“Stërvitjet ajrore të kombinuara këtë radhë treguan vullnetin dhe aftësitë e SHBA-së për të ofruar një qëndresë të fuqishme ndaj kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut”, citohet të ketë thënë Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco