Vjedhja e kriptove: Hakerat e Koresë së Veriut zhvatën 1.7 miliardë dollarë në 2022

Vjedhja e kriptove: Hakerat e Koresë së Veriut zhvatën 1.7 miliardë dollarë në 2022

10:10, 02/02/2023
A+ Aa A-

Hakerët e mbështetur nga Koreja e Veriut vodhën 1.7 miliardë dollarë kripto në vitin 2022, tha firma e analizës së blockchain, “Chainalysis”.

Kjo shifër gati e katërfishon rekordin e mëparshëm të vendit për vjedhjen e kriptomonedhave që ishte- 429 milionë dollarë në vitin 2021.

Plaçka e vjedhur përbën gjithashtu 44% të 3.8 miliardë dollarëve të vjedhura në hakerimet e kriptove vitin e kaluar, të cilin firma e quajti "viti më i madh që ka qënë ndonjëherë për hakerimin e kriptove".

Ekspertët kanë thënë se ky shtet, duke u përballur me sanksione të rënda, po i kthehet vjedhjes së kriptove për të financuar arsenalin e tij bërthamor.

Koreja e Veriut ka kryer gjashtë teste bërthamore dhe analistët presin të shtatën këtë vit, pasi po e përshpejton programin e saj të armëve bërthamore nën udhëheqësin Kim Jong-un. Vitin e kaluar, Pheniani lëshoi një numër rekord të raketave balistike dhe të tjera. Kjo, përkundër ekonomisë së vështirë të vendit.

“Për kontekstin, eksportet totale të Koresë së Veriut në vitin 2020 arritën në 142 milionë dollarë mallra, kështu që nuk është e vështirë të thuhet se hakimi i kriptomonedhave është një pjesë e konsiderueshme e ekonomisë së vendit”, tha Chainalysis në një raport të mërkurën.

Këta hakerë zakonisht i  pastrojnë kriptomat përmes "përzierësve", të cilët i përziejnë kriptovalutat nga përdorues të ndryshëm për të errësuar origjinën e fondeve, tha firma.

Ekspertë të tjerë kanë thënë gjithashtu se Koreja e Veriut i pastron kriptomat e vjedhura përmes ndërmjetësve në Kinë dhe tokenave jo të këmbyeshëm (NFT).

Muajin e kaluar, FBI konfirmoi se Lazarus Group, i lidhur me Korenë e Veriut, ishte përgjegjës për një grabitje kriptosh prej 100 milionë dollarësh në një rrjet blockchain të quajtur Horizon bridge vitin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco