Arratiset vrasësi i 'Ndragheta-s', thyen byzylykun elektronik: Ekzekutoi një karabinier

Arratiset vrasësi i 'Ndragheta-s', thyen byzylykun elektronik: Ekzekutoi një karabinier

20:07, 01/02/2023
A+ Aa A-

Massimiliano Sestito është arratisur nga shtëpia, pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpiak”.

Ai ishte dënuar me 30 vite burg për vrasjen e oficerit të policisë Renato Lio, ngjarje e ndodhur më 20 gusht 1991 gjatë një postblloku në Soverato dhe me burgim të përjetshëm për atë të bosit Vincenzo Femia, i vrarë në Romë në 2013.

Tani vrasësi i Ndraghetës, Massimiliano Sestito, 52 vjeç është arratisur pasi ka thyer arrestin shtëpiak.

Ai ndodhej në shtëpinë e babait të tij në Pero në zonën e Milanos.

Sestito ishte liruar nga burgu në Terni dhe ishte vendosur në arrest shtëpiak nga Gjykata e Apelit në Romë nga 12 janari dhe ishte në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë.

Seanca ishte planifikuar të zhvillohej më 3 shkurt.

Por pesë ditë përpara vendimit të Gjykatës së Lartë, në natën mes të hënës 30 dhe të martës 31 janar, Sestito u arratis pasi theu byzylykun elektronik.

Tani kërkimet për të janë shtrirë në të gjithë Italinë, shklruan Corriere Della Sera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco