Refuzuan të paguanin biletën shtesë për fëmijën, çifti belg braktis foshnjën e tyre në aeroport

Refuzuan të paguanin biletën shtesë për fëmijën, çifti belg braktis foshnjën e tyre në aeroport

19:39, 01/02/2023
A+ Aa A-

Prindërit refuzuan të blinin një biletë të veçantë të aeroplanit për djalin e tyre dhe lanë foshnjën e tyre tek një pikë e kontrollit në një aeroport në Izrael.

Avio-kompania Ryanair iu kërkoi çiftit të paguanin një biletë shtesë për foshnjën, gjë që refuzuan ta bënin.

Kjo shkaktoi një debat në aeroportin Ben-Gurion në Tel Aviv, ku prindërit refuzuan të paguanin një ekstra biletë për fluturimin drejt Brukselit, Belgjikë.

Kështu, çifti belg raportohet se e lanë fëmijën e tyre në karrocë dhe vrapuan drejt kontrollit të pasaportës.

Stafi i aeroportit vuri re fëmijën e braktisur dhe thirri policinë, të cilët gjetën prindërit dhe i morën në pyetje.

Pamjet e shfaqura në rrjetet sociale tregojnë punëtorët e tronditur të aeroportit pasi shihnin foshnjën brenda karrocës.

Ryanair njoftoi për Metro.co.uk se “këta pasagjerë që udhëtonin nga Tel Avivi drejt Brukselit (31 janar) u paraqitën në kontrollin e bagazheve dhe nuk kishin biletë për foshnjën”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco