Sulmet e Ukrainës në territorin rus shqetësojnë Putinin, zbulohet urdhri për ushtrinë

Sulmet e Ukrainës në territorin rus shqetësojnë Putinin, zbulohet urdhri për ushtrinë

18:12, 01/02/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka reaguar pas sulmeve brenda territorit rus që duket se kanë ardhur nga Ukraina.

Putin urdhëroi ushtrinë e tij që ta bënte atë një prioritet gjatë një takimi qeveritar për restaurimin e banesave dhe infrastrukturës së shkatërruar në rajonet e Rusisë jugperëndimore, shkruan Skynews. 

“Sigurisht, detyra prioritare është të eliminohet vetë mundësia e granatimeve. Por kjo është punë e departamentit ushtarak,” tha Putin.

Ai tha se rajonet ruse të Belgorod, Bryansk dhe Kursk, si dhe Krimea, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, ishin zona ku banesat ishin dëmtuar ose shkatërruar nga sulmet që dyshohet se janë kryer nga ushtria e Ukrainës.

“Shumë njerëz u gjendën në një situatë të vështirë, humbën shtëpitë e tyre, u detyruan të shpërngulen te të afërmit ose në vendbanime të përkohshme, u përballën me ndërprerje në furnizimin me ujë, ngrohje dhe energji elektrike”, tha ai.

Ndërsa Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet teksa këto sulme kanë përfshirë kryesisht objektiva ushtarake si nënstacionet e energjisë elektrike dhe depot e armëve dhe karburantit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco